Një bombë 907 kilogramëshe është gjetur sot në tunelin e hekurudhës në Merdare.
FSK-ja ka bërë të ditur se bomba peshonte 907 kilogramë, ndërsa është larguar rreziku nga EOD-së së FSK-së dhe KFOR-it
“FSK eliminon një rrezik të madh, nga bomba 907 kilogramëshe Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në njoftimin e FSK-së.