Gazetari Parim Olluri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti të mos frikësohet të përmend emrin e Milan Radojeciqit.
Departamenti i Thesarit të SHBA-së, futi në listë të sanksioneve liderët e krimit të organizuar në veri të Kosovës, Zvnoko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.
Ndërsa Albin Kurit në reagimin e tij e mirëpriti këtë vendim, megjithatë në shkrim përmendi vetëm Zvonko Veselenoviq.
Parim Olluri pyeti Kurtin se mos e ka harruar edhe dikë tjetër pa përmendur. Bëhet fjalë për Milan Radojiciqin, i cili është edhe nënkryetar i Listës Serbe.
Sipas Ollurit, Kurti po frikësohet se Listta Serbe do t’i nxjerrë telashe në qeveri, në rast se e përmend emrin e tij publikisht, si person në listën e sanksioneve nga Amerika.
“Po tutesh qe Millani, nënkryetari i Lista Srpska, po te nxjerre telashe ne Qeveri a?”, shkruan Olluri.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
… ndaj Zvonko Veselenovic dhe grupit te.. ?
Mos e ke harru edhe njefar alamet burri qitu? Nje Kosove eshte kah flet per ta. I madh e i vogel. Millan Radojçiqin.
Po tutesh qe Millani, nenkryetari i Lista Srpska, po te nxjerre telashe ne Qeveri a?
Permende kryeminister. Mos u tut! Se neve popullin na ki mbrapa.