Në fshatin Lepi të Graçanicës, një banor shqiptar po pretendon se një grup serbësh tentuan ta vendosnin simbolin e tyre fetar, kryqin, pasditen e së enjtes.Madje ky thotë se me të arritur policia rrugore, masa e njerëzve u rrit andaj u nevojitën forca shtesë për ta bërë shpërndarjen e tyre, raporton Klan Kosova.
Këto akuza i hodhën poshtë disa banorë serbë të cilët televizionit prapa kamerës i thanë se qëllimi ka qenë të vendoset mbishkrimi në gjuhën serbe “Të dua lepi’’, njësojë siç është në Graçanicë.E këto zhvillime në këtë fshat, ku ka edhe prani shqiptare, nga shoqëria civile nuk po shihen hiç të mira.
Klan Kosova ka kërkuar edhe detaje nga policia, për ta konfirmuar nëse ka qenë ky simbol fetar, por të njëjtit nuk kanë ofruar informata derisa në stacionin policor në Graçanicë e kanë konfirmuar vetëm ndërhyrjen.