Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se Vetëvendosje ka kontaktuar deputetë të kësaj partie.
Ai në “Klan Kosova” citohet të ketë thënë se më shumë se një deputet janë kontaktuar në forma të ndryeshme dhe se ka pasur tendenca për kërcënime e shantazhe.
“Më shumë se një deputet të LDK-së janë kontaktuar në forma të ndryshme, qoftë siç populli me të mirë e me të keq, pra ka pasur tendenca edhe për kërcënime e shantazhe, por iu konfirmoj se asnjë deputet i LDK-së nuk ka rënë pre e këtyre qëllimeve të Vetëvendosjes për të kthyer ndonjërin nga ta”.
“Me të mirë, me tendenca për t’i bindur shoqërisht dhe më tej, e me të keq duke i shantazhuar ata e anëtarët e familjarëve të tyre, qoftë në rrafshin profesional” – u shpreh ai.