Ish-komandanti i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Daut Haradinaj, ka folur për GazetaDemos rreth sakrificës së shqiptarëve gjatë luftës dhe krahasimit me humbjet në anën serbe.
“Nëse unë e kam një dëshmor pa tre serbë të vrarë, e marrë një rrugë, kurrë s’më shihni më”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka përmendur edhe raportin e forcave ushtarake në atë kohë, duke thënë: “Ushtria më e zhvilluar në Evropë e treta, unë e kam nja të vrarë, ata i kanë tre. 23 herë në vit kam qenë në Shqipëri për një vit, i bie dy herë në muaj. Vet i 12-i, i 13-i, shumicën e kohës në kushte më mizere.”, shtoi ai.