Muret e shtëpisë muze të Masakrës së Poklekut tash e 26 vjet mbajnë vetëm kujtimet e familjarëve të tij.
Dhoma ku priteshin e përcilleshin mysafirë, tashmë ka vetëm hirin e 53 personave që u vranë e u dogjën nga forcat serbe, raporton Klan Kosova.
E dikush që vizitën në shtëpinë muze të Poklekut e pati për herë të parë, u trondit nga ajo që dëgjoi.
Në mesin e të masakruarve ishin edhe dy vajzat, Arife e Zarife Muqolli. Ato ende i kujton mësuesi i tyre për shkak të talentit që kishin.
17 prilli ishte tragjik edhe për fshatin Çikatovë e Vjetër. Aty u vranë e masakruan 31 civilë shqiptarë të pafajshëm, të cilët edhe për se vdekuri nuk u lanë rehat.
Këto dy masakra janë në mesin e mbi 400 të tjerave që edhe pas më shumë e dy dekadave, nuk kanë marrë drejtësi. /Klankosova.tv