Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lutfi Haziri e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e seancës për kosntituimin e Kuvendit.
Haziri përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, tha se veprimet e sotme të VV-së shpërfaqin bllokimin faktik të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe themelimin e institucioneve të reja, transmeton Gazeta Papirus.
“Pati kuorum, prezentë ishin 100 deputetë. Deputetët e LDK-së ishin në sallë. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, deputet nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit, duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë”, shkroi mes tjerash Haziri.
Postimi i plotë:
Sërish Lëvizja Vetëvendosje bllokoi seancën e konstitutimit të Kuvendit.
Pati kuorum, prezentë ishin 100 deputetë. Deputetët e LDK-së ishin në sallë. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, deputet nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit, duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë.
Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin faktik të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe themelimin e institucioneve të reja.
Republika, mbi të gjitha!