Qeveria finlandeze njoftoi sot vendimin e saj për të mbajtur të mbyllur kufirin lindor të vendit me Rusinë fqinje deri në një njoftim të dytë.
Finlanda mbylli kufirin e saj tokësor me Rusinë në fund të vitit 2023 mes një numri në rritje të ardhjeve nga vende të tilla si Siria dhe Somalia.
Helsinki ka akuzuar Moskën për shfrytëzimin e migracionit kundër kombit nordik si një mënyrë për t’u hakmarrë për anëtarësimin e Finlandës në NATO, një akuzë që Kremlini e mohon.
“Rreziku që instrumentalizimi i migracionit të përsëritet dhe të zgjerohet, siç ka ndodhur në të kaluarën, mbetet i mundshëm”, njoftoi qeveria.
Siç theksoi Helsinki zyrtar do të vlerësojë rregullisht situatën dhe do të shfuqizojë ose ndryshojë regjimin kufitar nëse konstaton se nuk ka “kërcënim serioz për sigurinë kombëtare apo rendin publik”.
Finlanda ka vendosur gjithashtu një ligj emergjence që i lejon asaj të refuzojë kërkesat për azil nga emigrantët që kalojnë kufirin e saj të mbyllur lindor me Rusinë dhe t’i kthejë ata mbrapsht.
