Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka ftuar ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çekun për debat të hapur publik, teksa e akuzoi për “mashtrim” dhe “propagandë”, duke “vazhduar me të pavërtetat e radhës për të justifikuar bllokimin e kundërligjshëm dhe sistematik të çdo projekti transformues në Kryeqytet!”, transmeton Gazeta Papirus.
Postimi:
Sot, Ministri i Kulturës ka zgjedhur sërish rrugën e mashtrimit dhe propagandës, duke vazhduar me të pavërtetat e radhës për të justifikuar bllokimin e kundërligjshëm dhe sistematik të çdo projekti transformues në Kryeqytet!
E ftoj publikisht Ministrin e Kulturës, bashkë me ekspertët e tij, në një debat të hapur publik!