Sipas njoftimit të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë regjistruar 10 raste të reja pozitive dhe asnjë i vdekur, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe pesë pacientë. Ndërsa nuk është shënuar asnjë viktim.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853. Në total numri i rasteve aktive është 319.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!