Shefja e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati ka takuar të mërkurën kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza.
Në një shkrim në Facebook, ambasada ka thënë se në takim u diskutua për një vizitë të saj në Bajgorë.
“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, vizitoi Mitrovicën e Jugut dhe shëtiti qytetin, transmeton Gazeta Papirus.
Ajo u takua gjithashtu me kryetarin Bedri Hamza dhe diskutoi për vizitën e saj në Bajgorë dhe përpjekjet për deminimin e tokës që po zhvillohen atje. Ambasada e SHBA-së mbështet punën e NPA për të pastruar zonat e betejës në Kosovë. Gjatë vizitës së saj në Bajgorë, ajo u bashkua me partnerët për të festuar kthimin e tokës afër Bajgorës, një moment historik i rëndësishëm në përpjekjet për ta bërë Kosovën të lirë nga mbetjet shpërthyese të luftës” – ka shkruar ajo.