Pas përfundimit të shqyrtimit fillestar në Gjykatën Themelore të Pejës për rastin e njohur si “Foshnja në lavatriçe”, për herë të parë ka folur publikisht gjyshi i foshnjës, i cili shprehu dhimbjen e familjes.
Në një deklaratë për media, ai tha se Spitali i Përgjithshëm i Pejës kishte tentuar ta fshehë ngjarjen, duke mos e informuar fare familjen për vdekjen e foshnjës.
Rasti, që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2022, tronditi opinionin publik kur doli në pah se foshnja e lindur pa shenja jete ishte përfunduar aksidentalisht në një lavatriçe së bashku me çarçafët, në rrethana ende të paqarta.
Procedurat gjyqësore po vazhdojnë për të zbardhur përgjegjësitë e stafit mjekësor dhe rrethanat e sakta të ngjarjes