Kryesuesi i seancës së djeshme konstituive për konstituimin e institucioneve të reja të vendit, Avni Dehari, ka thënë se sot do t`i drejtohet presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, me një letër, ku tha se do t’i kërkoj interpretim mbi situatën e krijuar dje në seancë, transmeton Gazeta Papirus.
Dehari po ashtu ka thënë se një seancë e re nuk dihet nëse do të mbahet brenda 48 orëve, ashtu siç parashihet, siç tha derisa nuk merr interpretim ose përgjigje nga presidentja e vendit.
Ndryshe dje kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndërpreu seancën, pasi tha se s’ka shumicë për vijim të saj, pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave.