Gazetari Fitim Çeku ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti dhe njerëzit përreth tij se përmes Bankës Qendrore të Kosovës ia kanë bllokuar financat, shkruan Gazeta Papirus.
“Albin Kurti dhe njerëzit e tij përmes bankës qendrore të Kosovës me kanë shkaktuar një problem shumë serioz duke bllokuar financat e mija që vijnë nga një investim anglez. Dhe tani po bëhen 2 vjetë e 4 muaj” shkroi Çeku në facebook.
Ai pretendon se akuzat për financim të terrorizmit janë të rreme dhe politike. Në një postim në Facebook, Ceku paralajmëroi se nëse deri më 21 prill nuk zgjidhet çështja, ai do të publikojë prova dhe përgjime konfidenciale “për vetëmbrojtje”. /GazetaPapirus
Postimi i plotë
Albin Kurti dhe njerëzit e tij përmes bankës qendrore të Kosovës me kanë shkaktuar një problem shumë serioz duke bllokuar financat e mija që vijnë nga një investim anglez. Dhe tani po bëhen 2 vjetë e 4 muaj.
Pretendimet e rreme se paratë e mia shkojnë në veri për të financuar terrorizmin janë të rreme.
Prandaj nëse problemi nuk eliminohet deri me 21 prill unë kam prova dhe përgjime konfidenciale, por ato do të bëhen publike për arsye vetë mbrojtje.
