Gjykata Speciale ka reaguar pas kërkesës së emisarit amerikan për misione të posçame, Richard Grenell, që t’i ndalohen fondet asaj.
Në një përgjigje për Dukagjinin, – nga Dhomat e Specializuara për Kosovën nuk kanë komentuar direkt deklaratën e të dërguarit të Trumpit por kanë thënë se janë të fokusuar në përmbushjen e mandatit.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë dy institucione më vete dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht të përqendruara në përmbushjen e mandatit të tyre dhe kryerjen e procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, pavarësisht zhvillimeve politike apo komenteve”, kanë thënë nga Specialja.
Grenell para dy ditësh ka kërkuar ndërprerjen e financimit të Speciales, duke e cilësuar këtë institucion si të motivuar politikisht në të cilin janë “shpërdoruar miliarda”.
“Ndalni fondet për këtë gjykatë!Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar”, ka thënë ai.
Grenell në vazhdimësi e ka kritikuar procesin gjyqësor në Hagë, ku ka kërkuar edhe lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.