Dy persona janë shpallur të zhdukur të dielën në Fushë Kosovë, në dy raste të ndara.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ata kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Rastet janë duke u hetuar, transmeton Gazeta Papirus.