Opinionistja, Meliza Haradinaj ka thënë se numrat sot flasin që pa Vetëvendosjen nuk do të ketë president të ri.
Në lidhje me këtë, ajo u shpreh se presidentja Vjosa Osmani nuk po kalkulon për fatin e saj politik, transmeton Gazeta Papirus.
“Është kontradiktore të thuhet që presidentja po kalkulon për interesa personale. Madje, kjo nuk është fare e saktë kur dihet se nëse një presidente ka një pretendim të rizgjedhet presidente edhe njëherë dhe numrat sot flasin që pa Vetëvendosjen nuk do të ketë president të ri, të zgjedhur, atëherë presidentja fare nuk po kalkulon, sepse po konfrontohet me një parti, nga e cila do t’i duhen votat. Prandaj, unë e shoh presidenten që fare nuk po kalkulon për fatin e saj politik”, është shprehur ajo sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.