Noah Cyrus tërhoqi vëmendjen në skenën e Coachella këtë të diel, duke u shfaqur pa sytjena nën një fustan të bardhë prej dantelle.
Këngëtarja 25-vjeçare kombinoi pamjen me të brendhme të bardha dhe taka të larta, ndërsa mbajti një stil minimalist me grim të lehtë dhe flokë të drejta.
Asaj iu bashkua në skenë reperi amerikan Shaboozey, i cili publikoi së fundmi këngën e tij “Blink Twice”.
Ndërkohë, i fejuari i saj, stilisti Pinkus, nuk ishte i pranishëm në festival. Noah shpalli fejesën e tyre në qershor 2023, duke e cilësuar atë si “momentin më të madh të jetës”.
Ngjarja vjen në një periudhë të trazuar për familjen Cyrus, pasi babai i saj, Billy Ray Cyrus, përfundoi zyrtarisht divorcin me këngëtaren Firerose pas më pak se një viti martesë.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Firerose nuk përfitoi asgjë financiarisht, por burime pranë saj thonë se ajo dëshironte thjesht të largohej nga situata.
Në skenë këtë të diel performoi edhe Addison Rae, e cila mahniti me një fustan të zi me kristale dhe pamje elektrizuese.