Ylli i popit, Katy Perry, udhëtoi në hapësirë së bashku me pesë gra të tjera nëpërmjet raketës “New Shepard” të kompanisë Blue Origin, në një mision turizmi hapësinor që nis nga Teksasi Perëndimor.
Në bord do të jenë edhe e fejuara e Bezos, Lauren Sánchez, gazetarja e CBS Gayle King, ish-inxhinierja e NASA-s Aisha Bowe, aktivistja Amanda Nguyen dhe producentja Kerianne Flynn.
Fluturimi do të zgjasë rreth 11 minuta, duke kaluar kufirin e hapësirës dhe duke i dhënë ekuipazhit momente pa gravitet, transmeton Gazeta Papirus.

Anija është plotësisht autonome dhe nuk kërkon pilotë. Pas misionit, kapsula do të kthehet në Tokë me parashutë, ndërsa përforcuesi do të ulet veçmas, vertikalisht.
Katy Perry, e cila ka shfaqur përgatitjet e saj në rrjete sociale me kostumin hapësinor dhe pseudonimin “Feather”, u shpreh e emocionuar për pjesëmarrjen në këtë ekuipazh tërësisht femëror.

“Asgjë nuk ishte përtej imagjinatës sime si fëmijë”, tha ajo.
Ky do të jetë fluturimi i parë në hapësirë me ekuipazh vetëm femra që nga misioni i Valentina Tereshkova në vitin 1963.
Blue Origin, e themeluar nga Jeff Bezos, synon të zhvillojë turizmin hapësinor dhe teknologjitë për misione të ardhshme, përfshirë raketa të ripërdorshme dhe sisteme uljeje hënore.