Një tërmet me magnitudë 5.5 ka goditur Meiktila-n, një qytet i vogël në Myanmarin qendror, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Lëkundja vjen në një kohë kur vendi është ende i angazhuar në përpjekjet për ndihmë dhe rimëkëmbje pas tërmetit masiv me magnitudë 7.7 ballë që tronditi rajonin qendror më 28 mars.
Sipas mediave të huaja, nuk pati raportime të menjëhershme për dëme të mëdha apo viktima si pasojë e tërmetit të fundit, i cili është një nga më të fortët mes qindra pasgoditjeve të tërmetit të muajit të kaluar.
“Që nga e premtja, numri i të vdekurve nga ai tërmet ishte 3,649, me 5,018 të plagosur,” ka deklaruar gjeneralmajor Zaw Min Tun, zëdhënës i qeverisë ushtarake të Mianmarit.
Departamenti Meteorologjik i Myanmarit sqaroi se tërmeti i së dielës ndodhi në zonën e qytezës Wundwin, rreth 97 kilometra në jug të Mandalay, në një thellësi prej 20 kilometrash, transmeton Gazeta Papirus.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara paralajmëruan javën e kaluar se pasojat e tërmetit të 28 marsit do të përkeqësojnë edhe më tej krizën humanitare në vend, ku lufta civile ka zhvendosur mbi 3 milionë njerëz.