Para pak çastesh Gazeta Papirus raportoi për një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai.
Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë.
Treni godet veturën, një i vdekur e dy të lënduar në Jagodë të Klinës