Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka qenë diplomat i rangut të ulët dhe se i tillë edhe do të mbetet,
Dedaj në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se shkarkimi i tij lidhet me vendosjen e Sadriut në pozitën e zëvendësshefit në mision.
Bashkëshorti i presidentes Osmani ka qenë atje diplomat i një rangu të ulët edhe i tillë është edhe tash dhe i tillë ka me qenë gjithmonë sepse nuk i ka para dispozicionet për të qenë lider dhe një diplomat çfarë i duhet shtetit të Kosovës. Me shkarkimin tim pas një jave menjëherë ai është ngarkuar me punë si udhëheqës i Ambasadës në Shkup. Nuk asgjë kundër në parim, por mënyra e shkarkimit tim dhe këta disa kanë ardhur në pushtet me 14 shkurt gjoja duke e luftuar nepotizmin, familjarizimin a në fakt po e bëjnë të kundërtën”, ka thënë ai.
Ai pati një porosi edhe për presidenten Vjosa Osmani.
“Presidentes Osmani dua t’i them nga kjo studio, që pavarësisë e Kosovës nuk është bërë realitet nga 14 shkurta, por për që këtë pavarësisë të Kosovës që një 100 vjet shqiptarët e Kosovës kanë dhënë gjak, sakrifica e sidomos në luftën e fundit, në masakrat e fundit dhe për këtë arsye askush nuk ka të drejtë që ta keqpërdor pozitën për t’i poshtëruar dhe denigruar rivalët politik që nuk mendojnë njësoj si ajo”, ka thënë Dedaj.