Prishtina dje është tronditur nga vdekja tragjike e 26-vjeçares Xheneta Ejupi, e cila humbi jetën pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtese në Lakrishtë. E reja vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se i dashuri i saj e kishte shtyrë drejt vetëvrasjes.
Ai dyshohet se e ka shtyrë 26-vjeçares që të kryejë vetëvrasjen, pasi i ka bërë presioni psikologjik për një kohë të gjatë, transmeton Gazeta Papirus.
Për vdekjen e 26-vjeçares kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 18:00.
“Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”, ka shkruar një familjar i viktimës, pa dhënë më shumë detaje për rastin.
