Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i japë fund kaosit vizual të posterave zgjedhorë në qytetet kryesore të vendit, duke i dhënë një afat 24-orësh partive politike për të hequr materialet propagandistike të vendosura në mënyrë të parregullt.
Në të kundërt, KQZ paralajmëron se do të angazhojë strukturat e policisë bashkiake për t’i larguar me forcë.
Vendimi u shpall gjatë një seance publike të zhvilluar sot, ku u shqyrtuan një sërë ankesash dhe denoncimesh të depozituara nga parti politike dhe organizata të ndryshme,raporton Express, transmeton Gazeta Papirus.
Në listën e subjekteve të vërejtura për shkelje të rregullave të afishimit përfshihen:
Partia Socialiste e Shqipërisë (në Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan);
Partia Socialdemokrate (në Dibër dhe Tiranë);
–Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (në Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër);
–Koalicioni Euroatlantik (në Elbasan);
-Partia Djathtas 1912 (në Delvinë).
KQZ ka urdhëruar që këto subjekte të pastrojnë mjedisin nga materialet e vendosura jashtë kritereve ligjore, duke përfshirë posterat në shtylla, pemë apo sipërfaqe publike të palejuara.