Që të realizojë ëndrrën e të bëjë punën që e dëshiron iu deshën së paku 8 vjet shkollim të lartë.
Tani, Teuta Latifi, mban titullin profesional, stomatologe. Ajo nuk e la me kaq, u interesua edhe për ndërhyrjet estetike për çka mori trajnime vendore e ndërkombëtare nga profesionistët e fushës, transmeton Gazeta Papirus.
Doktoresha është në përfundim të specializimit në stomatologji protetike, ku kjo fushë e mjekësisë sipas doktoreshës ia lejon që të bëjë ndërhyrje estetike.
Ajo është e shqetësuar se si trajtimet estetike po bëhen në Kosovë nga personat jokompetent, si pasojë e mungesës së një ligji adekuatë për këtë.
Doktoresha thotë se propozimet ndaj ministrisë së shëndetësisë janë bërë që këto punë ti bëjnë vetëm stomatologët, kirurgët plastik, dermatologët dhe ajo maxiofaciale.
Por, kjo kishte mbetur vetëm iniciativë. Ajo çka po ndodhë në Kosovë me trajtimet estetike mund të sjell deri tek më e keqja sipas stomatologes.
Kiksi e pa se përveç pyetjes “ a je alergji”, nga doktoresha që kishte për t’ia bërë buzët gazetares së Kiksit nuk u interesua për detaje më shumë rreth pacientit.
Por, kjo është e papranueshme sipas doktoreshës Latifi.
Të shqetësuar janë edhe nga Oda e Mjekëve, ku kryetari i saj Pleurat Sejdiu, ka rënë në përfundim se frizerkat në Kosovë kanë fuqi më shumë se profesionistët shëndetësorë.
Ligji nuk e specifikon se kush nga profesionistët e shëndetësisë kanë të drejtë të bëjnë këtë. Pavarësisht përpjekjeve për plotësim ndryshimin e ligjit për shëndetësi një gjë e tillë nuk u bë.
E heshtur jo vetëm ndaj Odës së Mjekëve dhe Shoqatës së Kirurgëve Plastik, Ministria e Shëndetësisë veproi njëjtë edhe me Kiksin.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën më poshtë: