Një person dyshohet të ketë rënë nga një objekt në Prishtinë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur çaste më parë.
GazetaDemos merr vesh se personi që ra nga ndërtesa në ato momente ishte duke i pastruar dritaret, dhe se kishte kërkuar ndihmë.
Tutje Demos merr vesh se viktima ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes dhe se ajo deri von kishte jetuar me familjarët e saj.
Ratin e konfirmoi edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e nevojshme mbi rrethanat e kësaj tragjedie.
