Ata janë parë me flamujt kombëtar para tavolinave të tyre, teksa kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama është betuar sot në postin e të parit të kryeqytetit.
Asamblistët e Vetëvendosjes edhe në seancat e tjera inauguruese të kuvendin komunal kanë pasur flamujt kombëtar para vetes kur kanë dhënë betimin e tyre.
Përparim Rama do të jetë kryetar i Prishtinës për katër vjetët e ardhshme, pasi në balotazh arriti ta mund kundërkandidatin e tij Arben Vitia.