Një rast i vjedhjes është shënuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, shkruan Gazeta Papirus.
Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili kishte hyrë në një market dhe kishte vjedhur gjësende të ndryshme. Falë ndërhyrjes së shpejtë të njësive policore, i dyshuari është kapur në flagrancë.
Gjësendet e vjedhura janë kthyer te ankuesi, pronari i marketit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.