Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, shkruan Gazeta Papirus.
Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e sulmit. Ndërkohë, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.