Në 26 vjetorin e Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme, i ftuar për diskutim në Pressing është edhe Anton Quni, ndër akterët kryesor të saj.
Quni shpalosi detaje se kishin përkrahjen edhe nga ndërkombëtarët, transmeton Gazeta Papirus.
“Kur kemi fillu përgatitjet ne i kishim kapacitetet e kufizuara, pak personel, pak ushtarak, pak teknikë-ushtarake etj. Për një mision të tillë ne kishim nevojë për shumë mbështetje. Ju kemi drejtu të gjitha autoriteteve ushtarake të asaj kohe, në Kosovë, Shqipëri por edhe Shërbimet e Jashtme inteligjente. Kemi kërku mbështetje, informata, materiale etj. E kemi pas mbështetjen e të gjithëve”, tha Quni në Pressing.
Përfshirë edhe inteligjencën ndërkombëtare, u pyet Quni.
“Po nga shtetet aleate, kemi komuniku, jemi taku personalisht, na kanë dhënë informata etj”, tha Quni.