Imami nga Deçani, Naser Tolaj, po i quan degjeneruese e shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri, raporton Express
Imami nga Deçani, Naser Tolaj, para pak ditësh ka kritikuar emisionet argëtuese që po transmetohen në televizionet e Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Express
Tolaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se emisionet si “It’s my love”, “Për’puthen” dhe “Big Brother”, janë degjenerim i rinisë.
Ai të hënën ka deklaruar se një qytetar i ka shkruajtur se bashkëshortja e tij ka vendosur të hyjë në emisionin e dashurisë “It’s my love”.
“…thotë ‘gruaja ime ka vendosur me hy në “It’s my love”’. Thotë ‘nuk po e di tani çka me bo, a me e shkurorëzu apo, dmth kam ardhur deri pika e fundit, deri te ndarja’. Imagjino tash çka po na servojnë këto emisione…”, ka deklaruar Tolaj në radio Klan.
Ndryshe, Tolaj këto reagime i ka bërë pasi në këtë emision para pak ditësh du konkurrente janë ëprleshur fizikisht me njëra-tjetrën.
Imami nga Deçani, Naser Tolaj, po i quan degjeneruese e shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri, raporton Express Tolaj ka marrë shkas nga një përleshje fizike ndërmjet dy grave në emisionin “It’s my love”, që transmetohet në një televizion në Kosovë. Ai ka kritikuar edhe emisionet “Per’puthen” e “Big …