Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja e djeshme që tronditur qytetin e Mynihut të Gjermanisë, kur një grua me origjinë nga Kosova u plagos rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj, gjithashtu kosovar, në prani të djalit të tyre 7-vjeçar.
Thuhet se i dyshuar, S.K. (33 vjeç), e goditi bashkëshorten e tij, S. K. (31 vjeçe), me mbi pesë goditje me thikë.
Ndërkohë i dyshuari pas sulmit nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por qëndroi aty dhe fliste në telefon, teksa gruaja e tij ishte në gjendje kritike.
Çifti ka qenë prej vitesh në një martesë të vështirë dhe kanë së bashku dy fëmijë, një vajzë 4 vjeçe dhe një djalë 7 vjeç.
Referuar raportimeve, marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar me kalimin e viteve, dhe S. K. ishte dënuar më parë për dhunë në familje, si dhe për shkelje të urdhrit të mbrojtjes me një dënim prej 300 ditësh gjobë.