Ministria e Mbrojtjes ka pranuar sot donacion me vlerë prej një milion eurosh për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, kanë nënshkruajtur marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurorimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it.
Në njoftim bëhet e ditur se Mehaj ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për qeverinë gjermane.
Njoftimi i plotë:
Gjermania vazhdon mbështetjen konkrete për modernizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, nënshkruan marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it. Vlera e donacionit është 1 milion euro.
Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje shumë të madhe për qeverinë gjermane e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet, në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.