Ramush Haradinaj ka thënë sot në Koshare se pikërisht në këtë ditë, kur nisi Beteja e Koshares, u thye miti i “Jugosllavisë së pathyeshme”, dhe me të kufiri shqiptaro-shqiptar.
Ai nga atje bëri kërkesë që Kosova t’i ruajë aleancat me ndërkombëtarët në mënyrë që të mos përsëritet historia.
“Në këtë ditë janë thy mitet se nuk thyhet Jugosllavia. U thy miti ma i keq: ajo që i ndante zemrat tona, kufiri shqiptaro-shqiptar”, ka thënë Haradinaj në Koshare.
“Me pak ditë lufte, u vra ni numër kaq i madh i luftëtarëve në vijën e frontit, drejtpërdrejt në luftime. Besoni, është ndryshe kjo dhe e veçantë”.
“Në këtë ditë u bashku edhe Kushtetuta e Kosovës e shtetit tonë”.