Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar qëndrimet e partive politike për formimin e institucioneve të reja.
Ai ka bërë me dije se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk mund të reduktohet vetëm në sigurimin e numrave dhe ndarjen e posteve, transmeton Gazeta Papirus.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar për dallimet e partive opozitare me VV-në.
“Konstituimi i institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, nuk mund të reduktohet vetëm në sigurimin e numrave dhe ndarjen e posteve. Dallimet mes LVV dhe partive që ishin katër vite në opozitë janë të theksuara në çështje thelbësore për të ardhmen e vendit, si dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik dhe orientimi euroatlantik. Këto nuk janë thjesht dallime sipërfaqësore, por përplasje vizionesh që e bëjnë çdo koalicion potencial shumë më kompleks dhe më të vështirë për t’u arritur”, ka shkruar ai, duke shtuar se partitë duhet të bëjnë kompromise substanciale.