Një institut i pavarur i sigurisë me seli në Beograd të Serbisë, deklaroi se Shtete e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin të tjerë politikanë dhe biznesmenë ‘non-grata’ në Ballkan.
Në një postim në Twitter, ky institut pohon se goditja e SHBA-së do të ndodhë në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Zyrtarët që pritet të futen në ‘listën e zezë’ amerikane thuhet se vijnë nga Serbia, Republika Srpska dhe Mali i Zi dhe Kosova.
“Në janar, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj individëve nga Ballkani. Bazuar në Ligjin Magnetik. Sanksionet do të vendosen ndaj një pjese të komunitetit politik dhe të biznesit në Serbi, Republika Srpska, Mal të Zi dhe Kosovë”, shkruan ky institut në Twitter.
U januaru će SAD uvesti sankcije pojedincima sa Balkana. Na osnovu Zakona Magnitski. Sankcije će biti uvedene delu politicke i biznis zajednice u Srbiji, Republici Srpskoj, Crnoj Gori i Kosovu.
— International Security Institute (@ISIMIB) December 2, 2021