Një burrë ka raportuar në policia se dy persona i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon, transmeton Gazeta Papirus.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë të hënën, rast i cili është duke u hetuar nga organet e rendit.
“Rr. Mon Balaj, Prishtinë / 07.04.2025 – 01:55. Është raportuar se dy persona të maskuar njëri me pistoletë dhe tjetri me një thikë, i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.