I quajti “hajvan” kundërshtarët politikë, por sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ia dërgon një ftesë njërit prej liderëve të partive opozitare, konkretisht në adresë të Lumir Abdixhikut.
Temë kryesore e kësaj ftesë, s’ka si të mos jetë konstituimi i Kuvendit si dhe formimi i Qeverisë së re.
Por, ky hap i Kurtit ka ngjallur reagime të ashpra.
E një reagim të tillë e bëri tani deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.
Ajo se kryeministri në detyrë i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare.
“VV është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi, e prandaj s’mbijeton dot pa gjetur fajtorë të jashtëm. Kurtit për 4 vite, nuk i konvenoi asnjë politikan opozitarë shqiptarë. E tani, kur iu mbyll dera nga forcat më të mëdha politike shqiptare, ai po mundohet ta fshehë izolimin e vet politik pas tymnajës së akuzave për ndikime të jashtme. Herë ja zëmë rrugën ne, herë KQZ, herë PZAP… e akoma më shpesh vet rendi kushtetues”, tha ajo.
“Pasi ofendoi, shau e izoloi bashkëpunimin politik ndër-shqiptarë, krijoi pozicionin kur qeveria jetëshkurtër që ai synon u reduktua në biseda pazaresh. Kosova e pasluftës nuk mban mend diskurs të tillë përçarës. E kush synim politik ka t’i përçajë shqiptarët, nuk mund t’i bashkojë e unifikojë as në paqe, e as në krizë”, theksoi Kica Xhelili.