Dy figura të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje pritet të marrin pozita të rëndësishme në institucione publike, duke nxitur kritika për politizim të administratës, transmeton Gazeta Papirus.
Analisti Imer Mushkolaj ka shkruar se Nora Kelmendi, asambleiste e VV-së në Prishtinë dhe ish-këshilltare e Kryeministrit Albin Kurti, pritet të emërohet drejtoreshë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ndërkohë, Mirsad Shkreta, ish-deputet i VV-së, sipas Mushkolajt, do të emërohet drejtor i Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Në një reagim publik, Mushkolaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për kapje të institucioneve me figura partiake. “Kurti po vazhdon t’i kapë institucionet me zyrtarë partiakë. Krejt dhe drejt. Cep më cep”, ka shkruar ai.