Përkundër masave të menjëhershme të reanimimit, këmbësorja 28 vjeçare me prejardhje nga Kamenica ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit
Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një aksident fatal në lagjen 12 të Cyrihut, në Schwamendigen.
Sipas policisë së qytetit të Cyrihut, një grua dhe një burrë ishin në trotuar në Wallisellenstrasse 362 në Cyrih-Schwamendingen në orën 22:15 të së shtunës në mbrëmje.
Siç thuhet në një njoftim nga policia, pak kohë më vonë ka ndodhur një aksident në rrugë.
Nga shkaqe deri tani të të panjohura, një 28-vjeçare është goditur nga një makinë.
Përkundër masave të menjëhershme të reanimimit, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
albinfo.ch merr vesh nga burimet e veta se e ndjera është me prejardhje nga Rogana e Kamenicës, me inicialet F. K.
Shoqëruesi 28-vjeçar i të ndjerës dhe shoferi 25-vjeçar janë dërguar në Komisariat për sqarime të mëtejshme. Për t’u kujdesur për personat e përfshirë janë angazhuar pastorët dhe psikologët, thuhet ë tutje në njoftim.
Ecuria e saktë e aksidentit mbetet të sqarohet.
Policia është në kërkim të dëshmitarëve. Personat që mund të japin informacion në lidhje me aksidentin e trafikut në Wallisellenstrasse 362 në Distriktin 12 vonë të shtunën në mbrëmje, 4 dhjetor 2021, ndërmjet orës 22:15 dhe 22:25, duhet të kontaktojnë Policinë e Qytetit të Cyrihut, Tel. 0 444 117 117.