Me shumë përqafime e brohoritje ishte pritur senatori amerikan, Bob Dole në Prishtinë në vitin 1999.
22 vite më parë Dole po e siguronte popullin kosovar se do të bëhej mirë, teksa thoshte se i njeh mirë problemet në Kosovë.
Senatori amerikan kishte deklaruar se kosovarët janë njerëz të mirë dhe se janë të lumtur që janë të lirë.
“Kam ardhur këtu që pothuajse 10 vjet kështu që i di problemet mjaft mirë dhe e di se kosovarët janë njerëz të mirë dhe janë shumë të lumtur që kanë pak liri. Do të bëhet më mirë”, kishte deklaruar Dole.
Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.