GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vrasja e rreshterit Lika në Kaçanik, çka thanë dje kryeprokurori dhe prokurori i rastit

03/04/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Vrasja e rreshterit Lika në Kaçanik, çka thanë dje kryeprokurori dhe prokurori i rastit
Share on FacebookShare on Twitter

Siç u bë e ditur zyrtarisht autorët, të paidentifikuar deri tani, kanë shkrepur katër plumba në drejtim të viktimës por njëri prej tyre kishte qenë fatal.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka thënë se janë dy persona që dyshohet se e kanë kryer aktin.

“Në kohën kur ka ndodhur rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e tij, në shkallët e ndërtesës, nga persona të panjohur për momentin, është qëlluar dhe nga plagët vdekjeprurëse ka ndërruar jetë. Nga provat materiale që kemi marrë shihet që aktin  e kanë kryer dy persona e që për momentin largohen nga vendi i ngjarjes. Që nga momenti i ndodhjes së rastit menjëherë, pasi është njoftuar policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, tha Çerkini.

Kryeprokurori shtoi se po bëhet “punë e jashtëzakonshme” për të gjetur dhe kapur autorët e vrasjes.

Ai ka shtuar se janë intervistuar “shumë persona, dëshmitarë, persona që kanë rastisë në vendin e ngjarjes, që mund  të japin informacione të rëndësishëm për organet e rendit e që do të na shpie në zbardhjen e kësaj çështje”.

Çerkini tha se nuk dihet as motivi i vrasjes.

Pasi u pyet nga gazetarët, Çerkini tha se të dyshuarit kanë ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes, derisa shtoi se nuk kanë informacione që rreshteri kishte pasur probleme me dikë.

“E ceka edhe në fillim nga provat që janë mbledhur shihen dy persona që kanë ikur nga vendi i ngjarjes, d.m.th. nga banesa ku ka ndodh rasti tragjik, nga ajo që shihet deri më tani kanë ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë, nuk kemi të dhëna që kanë shfrytëzuar më vonë ndonjë veturë apo ndonjë mjet tjetër për të ikur. Rreshteri Muhamed Lika njihet si person goxha profesional dhe nuk kemi ndonjë indikacion qoftë më të voglin, që ai gjatë punës ka pasur ndonjë problem qoftë me procedurat si polic apo që ka pasë ndonjë problem personal që do të na zbardhte motivin e vrasjes. Për momentin jemi në këtë situatë që gjendjen e kemi akoma të padefinuar se cili ka qenë shkaku apo motivi i kryerjes së kësaj vepre penale”, tha ai.

Çerkini bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja por jo edhe arma e përdorur.

“Është përdorur një armë zjarri, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19mm. Nuk është hasur arma e dorasve në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur arma e zyrtarit policor”, tha ai.

Ai tha se nuk dihet tipi i armës, por shtoi se nuk ka pasur shkrepje të armës nga ana e policit.

“Duken persona të ri, por nuk kemi arritur identifikimin apo njohjen e atyre personave për me ditë a i takojnë rrethit ku ka ndodhur rasti apo janë nga ndonjë vend tjetër”, tha ai.

“Nuk kanë përdor maska, kanë përdor kapela, por ka qenë errësirë, gjë që e bën të vështirë identifikimin”, tha ai, shkruan Express, transmeton Gazeta Papirus.

Çerkini e mohoi që vrasja e rreshterit Lika lidhet me ndonjë grabitje.

“Me sigurinë më të madhe mund të themi se nuk ka të bëjë me pistën e grabitjes. I njëjti ka qenë duke u kthyer nga vendi i punës në ora 11 të natës dhe ka qenë duke shkuar në banesën e tij ku ka qenë duke jetuar. Por sipas provave të deritanishme nuk ekziston ndonjë pistë që të dyshuarit kanë pasur qëllim grabitje. Shihet qartë që qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi apo kryerja e veprës penale të vrasjes së rëndë”, tha ai.

Çerkini tha se nuk mund të thotë se a ka qenë e organizuar apo e paramenduar vrasja e rreshterit.

“Por sipas asaj që shihet, përderisa kanë marrë pjesë dy persona, mund të jetë që kjo vrasje ka qenë e planifikuar”, tha ai.

Kryeprokurori shtoi se në vitin 2021 rreshterit Muhamed Lika i ishte djegur lokali.

“Por që deri tani nuk kemi mundur të ndërlidhim ndonjë motiv apo ndonjë arsye”, tha ai.

Ai tha se do të hetojnë të gjitha pistat e mundshme.

Çerkini tha se ende nuk janë të identifikuar as personat që ia kishin djegur lokalin.

Ndërsa prokurori i çështjes, Ismet Rrahmani, tha se rreshteri është goditur me një plumb.

“Viktima ka marrë vetëm një goditje, ajo goditje ka qenë tejshkuese, nuk ka pasur jelek antiplumb, ka qenë zyrtar në një orar të zakonshëm të pasdites”, tha ai.

“Në vendin e ngjarjes nuk ka ndonjë institucion mikrofinanciar që mund të ishte target i personave për grabitje, është zonë vendbanimi”, tha Rrahmani.

Rrahmani kërkoi nga qytetarët të bashkëpunojnë lidhur me rastin.

Tags: kacanikKosovëlikavrasja
ShareTweetShare
Previous Post

Dërguti për Kurtin: Ka qershia t’lagura pa hangër hala

Next Post

Të shtëna me armë zjarri në Istog, lëndohet një person

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Istog, lëndohet një person

Të shtëna me armë zjarri në Istog, lëndohet një person

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.