GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

U dënua dy herë për vjedhjen e rrymës: ”Lufta” e 59-vjeçarit me KEDS-in (VIDEO)

02/04/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
U dënua dy herë për vjedhjen e rrymës: ”Lufta” e 59-vjeçarit me KEDS-in (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Tahir Elezkurtaj është i ngarkuar me 10 lëndë penale nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për veprën e njëjtë, “vjedhje e energjisë elektrike” përcjell Gazeta Papirus.

Kështu thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për Kiks Kosovën, sipas të cilës të gjitha rastet janë trajtuar dhe janë zgjidhur, disa me ndërmjetësim në prokurori e për disa lëndë janë ngritur aktakuza në gjykatë, për të cilat në tri raste të cilat kanë arritur t’i identifikojnë ekzistojnë aktgjykime dënuese.

Sipas asaj që thotë Tahir Elezkurtaj dhe mbrojtja e tij, dhe që shihet edhe në certifikatën mbi dënimet penale të Elezkurtajt, të cilën e ka në dispozicion Kiks Kosova, ekzistojnë vetëm dy aktgjykime të formës së prerë, dënime me kusht të datave 8 mars 2024 dhe 1 dhjetor 2022.

Në aktgjykimin e 31 tetorit të 2020-ës të Gjykatës Themelore në Prizren, i cili u bë i plotfuqishëm më 1 dhjetor të 2022-ës, Tahir Elezkurtaj u shpall fajtor për veprën penale vjedhje e energjisë elektrike më 18 maj të 2020-ës.

Në këtë kohë, Elezkurtaj ka thënë për Kiksin që kishte pranuar fajësinë, ngase në Gjykatë i kishin thënë që mund të ketë problem me vizën kroate ngase disa javë pas kësaj seance, Elezkurtaj do udhëtonte për Kroaci për të punuar atje.

Por me kaq nuk përfundoi historia e Elezkurtajt me KEDS-in. 59-vjeçari, ndonëse me 17 nëntor të 2020-ës filloi punën në shtetin kroat, dhe që nga atëherë sipas tij në Kosovë vinte vetëm për pushime, kallëzimet penale nga KEDS-i dhe aktakuzat e Prokurorisë nuk u ndalën.

KEDS-i madje në një përgjigje për KIKS Kosovën, tha që konsumatori në fjalë ka 11 procesverbale në emër të tij për shkak të keqpërdorimit me “Rikthime të Humbjeve të ekzekutuara”.

Aktakuza e radhës ishte e datës 18 mars 2021, kohë kjo në të cilën Elezkurtaj thotë që ka qenë në shtetin kroat duke punuar në fushën e ndërtimtarisë.

Pas një viti, ishte përpiluar edhe një aktakuzë tjetër, e 16 shkurtit të 2022, sipas së cilës, më 20 dhjetor të 2021-ës, në shtëpinë e Elezkurtajt, kishte përfituar kundërligjshëm nga shërbimet e energjisë elektrike, kohë kjo në të cilën Elezkurtaj thotë të ketë qenë në Kroaci.

Në këtë aktakuzë thuhej që në procedurën e provave është bërë shikimi dhe leximi i fakteve, ndër to edhe i një fotoalbumi.

Por sipas Elezkurtajt, në të gjitha seancat është shëtitur veç një foto e shtyllës elektrike në distancë. Por që të njëjtën as avokati i tij e as Kiks Kosova nuk arriti ta sigurojë as nga Gjykata, Prokuroria e as nga vet KEDS-i.

Për të njëjtën, Gjykata në një përgjigje për Kiksin tha që në dy aktgjykimet, pasi që i akuzuar ka pranuar fajësinë, nuk është hapur shqyrtimi gjyqësor për leximin e provave materiale.

Radha i erdhi një seance dhe aktgjykimi tjetër të datës 26 janar 2024, i cili u bë i formës së prerë me 8 mars 2024 dhe Elezkurtaj u dënua për herë të dytë me kusht. Sipas këtij aktgjykimi, Elezkurtaj nga 8 qershori deri më 9 shtator 2021 kishte vjedhur energjinë elektrike. Në këtë aktgjykim, figuron që Elezkurtaj e pranon fajësinë, megjithatë për Kiksin 59-vjeçari kishte thënë që asnjë deklaratë e tij nuk ishte marrë parasysh kësaj here dhe nuk e kishte pranuar fajësinë.

Kësisoj Elezkurtaj tashmë është i dënuar dy herë me kusht për veprën e njëjtë penale, por që kësaj ende po ia sheh sherrin. Kjo ngase që nga gushti i nxehtë i 2024-ës nuk ka rrymë. KEDS për Kiksin përmes emailit tha që konsumatori vazhdon të jetë i shkyçur shkaku mospagesës së borxhit.

Detajet e këtij rasti, ndiqni në kronikën në vijim:

Tags: kedsTahir Elezkurtajvjedhje
ShareTweetShare
Previous Post

Këto produkte ushqimore do të shtrenjëtohen brenda këtij viti

Next Post

Qeveria po e përgjon LDK-në? Abazi për mesazhet: Vetëvendosja është duke i qitë

Next Post
Abazi thotë se llogo e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës është e kopjuar

Qeveria po e përgjon LDK-në? Abazi për mesazhet: Vetëvendosja është duke i qitë

Lajmet e fundit

Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.