GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

ZKM jep detaje nga takimi që Kurti pati me sekretarin e Mbretërisë së Bashkuar, i tha se Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

02/04/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
ZKM jep detaje nga takimi që Kurti pati me sekretarin e Mbretërisë së Bashkuar, i tha se Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave të tij, priti në një darkë pune Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të Dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Kurti i ka uruar atij mirëseardhjen në Kosovë si dhe e ka falënderuar për kontributin dhe mbështetjen gjatë etapave të shtet ndërtimit dhe miqësinë e partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona.

Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fuqishme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri veçoi edhe atë mes FSK-së dhe institucioneve britanike të mbrojtjes dhe sigurisë.

Kurti ka uruar sekretarin Lammy dhe të Dërguaren e Posaçme Karen Pierce për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, duke i ofruar bashkëpunim për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm.

Kryeministri Kurti e njoftoi më tej z. Lammy me progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka njohur vendi ynë gjatë këtij mandati qeverisës, të dëshmuar dhe nga rankimet pozitive në indekset ndërkombëtare në fusha si, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, dhe demokracia liberale e elektorale. Ai e njoftoi sekretarin Lammy edhe për investimet në fushën e mbrojtjes dhe arritjen e nivelit të buxhetit për mbrojtje në 2% të BPV-së si standard i NATO-s, si dhe theksoi objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Bashkë me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, kryeministri Kurti diskutoi edhe rreth situatës aktuale në rajon dhe asaj gjeopolitike në Evropë, si dhe çështjet e sigurisë.

“Kryeministri Kurti theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb. Shtoi se ai duhet të ekstradohet në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Tags: Albin KurtiDavid Lammytakim
ShareTweetShare
Previous Post

Sekretari i Jashtëm i Britanisë sot takohet me Osmanin

Next Post

I dyshuari për vrasjen e policit Muhamed Lika, ende në arrati

Next Post
I dyshuari për vrasjen e policit Muhamed Lika, ende në arrati

I dyshuari për vrasjen e policit Muhamed Lika, ende në arrati

Lajmet e fundit

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.