GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Beteja ligjore e Vetëvendosjes – manovër politike apo sfidë ligjore

28/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Beteja ligjore e Vetëvendosjes – manovër politike apo sfidë ligjore
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese në Kosovë e komentojnë ndryshe-ndryshe veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës Supreme, në lidhje me votat me postë.

Kjo parti njoftoi më 27 mars se i ka kërkuar Kushtetueses ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Supremes, e cila, një ditë më herët, e rrëzoi ankesën e saj ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), i cili po ashtu e rrëzoi ankesën e partisë për votimin me postë.

Çka do të thotë kërkesa e Vetëvendosjes për Kushtetuesen?

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, thotë se asnjë parti politike në Kosovë – përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje – nuk është palë e autorizuar me ligj për të bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk ka mundësi që si grupacion, si parti, të bëjë ndonjë kërkesë për shqyrtimin e ndonjë vendimi [nga Gjykata Kushtetuese]”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do vetëm që të blejë kohë, sepse, “në aspektin juridik-kushtetues, veprimi i saj është zero”.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese saktëson se kërkesë në këtë gjykatë mund të parashtrojë një e katërta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria ose Avokati i Popullit.

Por, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje i ka shfrytëzuar mjetet paraprake ligjore të përcaktuara me ligj – si ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme të Kosovës – dhe kjo i hap rrugë ankesës në Kushtetuese.

“Kanë të drejtë të ankohen [në Gjykatën Kushtetuese]”, thotë Miftaraj.

Edhe ai është i mendimit se Lëvizja Vetëvendosje përpiqet të përfitojë kohë, në përpjekje për të arritur deri te votat e domosdoshme në Kuvend, për të formuar qeverinë e re.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, asnjë parti nuk fitoi mjaftueshëm vota për të qeverisur e vetme, e as Vetëvendosje e cila fitoi rreth 42 për qind.

“Në radhë të parë, duhet kuptuar se Gjykata Kushtetuese edhe në të kaluarën ka trajtuar raste të njëjta, jo më larg se në vitin 2021, kur një parti e komunitetit joshumicë parashtroi ankesë. Por, përkundër kësaj, Lëvizja Vetëvendosje, atë vit, nuk e priti fare vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nisi formimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve të Kuvendit, si dhe formimin e qeverisë”, thotë Miftaraj.

A mund të ndikojë kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje në finalizimin e procesit zgjedhor?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e certifikoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, më 27 mars.

Të dy njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese thonë se pritja e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, e cila mund të vonojë për shumë muaj, nuk mund të jetë pengesë për krijimin e institucioneve të reja.

Por, çfarë ndikimi mund të ketë “masa e përkohshme” ndaj një vendimi të caktuar?

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi, po ashtu, nga Gjykata Kushtetuese që të vendoset “masë e përkohshme” ndaj vendimit të Gjykatës Supreme.

“Për rastin konkret, [Gjykata Kushtetuese] nuk jep asnjë verdikt, sepse nuk ka të drejtë t’i trajtojë kërkesat nga palët e paautorizuara”, thotë Kryeziu.

Me të nuk pajtohet Miftaraj, i cili thotë se Kushtetuesja mund ta trajtojë këtë kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos ‘masë të përkohshme’, atëherë, deri në vendimin [përfundimtar] të Gjykatës, nuk mund të konstituohet as Kuvendi i Kosovës dhe as të formohet qeveria e re”, thotë Miftaraj.

Por, sipas tij, praktikat e deritashme kanë treguar se Gjykata Kushtetuese nuk vendos “masë të përkohshme” në raste dhe rrethana të ngjashme sikurse aktualja.

Ai pret që Kushtetuesja ta peshojë rëndësinë e funksionimit demokratik të institucioneve në njërën anë dhe rezultatin potencial negativ nga mosfunksionimi i tyre në anën tjetër.

“Gjykata Kushtetuese merr kohë gjashtë muaj ose një vjet për një vendim. A mund të imagjinohet vendi një vjet pa Kuvend?”, përfundon Miftaraj.

Tags: betejavv
ShareTweetShare
Previous Post

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, një person shihet i shtrirë në tokë – VIDEO

Next Post

Lille të shqetësuar me gjendjen e Zhegrovës, ky i fundit nuk kthehet as këtë fundjavë

Next Post
Lille të shqetësuar me gjendjen e Zhegrovës, ky i fundit nuk kthehet as këtë fundjavë

Lille të shqetësuar me gjendjen e Zhegrovës, ky i fundit nuk kthehet as këtë fundjavë

Lajmet e fundit

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.