Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një konferencë për media, pasi ka deklaruar se është në bisedime edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës për mundësinë e formimit të qeverisë së re, është pyetur nëse është i gatshëm që t’ia japë postin e kryeministrit kësaj partie.
Kjo pasi një gjë e tillë u bë kërkesë publike nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili për çdo bashkëpunim në formimin e qeverisë kërkonte postin e kryeministrit.
“Unë e vlerësoj shumë votën e qytetarëve të Kosovës dhe i kam falënderuar pa dallime partiake, megjithatë renditja e rezultatit është e qartë, ne jemi partia e dytë e cila i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë as bisedë se qysh ka me u dokë qeveria e ardhshme e Kosovës. Radha dihet dhe ne do të bisedojmë mbi bazën e kësaj,” ka thënë Hamza.