GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Vengu zbardh detajet e aleancës me Kosovën e Kroacinë: Informuam aleatët dhe partnerët strategjikë

27/03/2025
në Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Vengu zbardh detajet e aleancës me Kosovën e Kroacinë: Informuam aleatët dhe partnerët strategjikë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka zbardhur detaje nga marrëveshja trepalëshe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes që u firmos mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në Tiranë.

Pakti që ka ndezur reagime të forta në Beograd, sipas Vengut, është një aleancë e natyrshme midis tre vendeve që përballen me kërcënime të ngjashme për sigurinë e tyre.

Nisma nuk është aspak e diskutueshme. Është një aleancë trepalëshe krejt e natyrshme, fillimisht e artikuluar para një viti në tryeza të përbashkëta rajonale të stafeve të Ministrive të Mbrojtjes dhe nga paraardhësi im me homologun kroat. E rishtruar në Ministerialin e fundit që patëm në NATO në fillim të këtij viti ku pata një takim me homologun kroat dhe konsultime të përbashkëta me homologun kosovar. Erdhi natyrshëm si rezultat i leximit të njëmend të kërcënimeve që i kanosen rajonit nga pikëpamja e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërhyrjeve të pala të treta në rajon, kërcënimet hibride, nga pikëpamja kibernetike, nga pikëpamje e influencimit dhe dezinformimit në debatet tona publike. Pra një sërë elementesh që i lexojmë njësoj”, tha Vengu në A2CNN.

Në vijim, ministri shqiptar i Mbrojtjes u shpreh se një nismë e tillë i shkon për shtati rrugëtimit të Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së, pasi gëzon mbështetjen e dy vendeve anëtare të Aleancës në çdo diskutim që bëhet në paradhomat e saj.

“E dyta, ne e mbështesim Kosovën si dy vende aleate, anëtare të NATO-s. Kosova është e njohur nga Kroacia dhe për ne përbën një prioritet nga pikëpamje s sigurisë kombëtare dhe e politikës sonë të jashtme dhe sa herë na jepet mundësi ta mbështesim Kosovën në tryeza rajone, të cilat janë paradhomat e anëtarësimit në BE dhe NATO, ne e bëjmë në mënyrë konsistente. Dhe një nga pikat e marrëveshjes trilaterale është mbështetja e palëkundur e Kroacisë dhe Shqipërisë për ecurinë e Kosovës në këto nisma rajonale, siç është Karta e Adriatikut e cila është efektivisht paradhoma e një vendi para se të anëtarësohet në NATO”, deklaroi ministri shqiptar.

I pyetur nëse Kroacia dhe Shqipëria janë konsultuar me NATO-n dhe ShBA-në për t’i dhënë jetë kësaj aleance ushtarake, Vengu tha se aleatët dhe partnerët strategjikë kanë qenë të informuar për hapat e ndjekur.

Tags: Pirro vengu
ShareTweetShare
Previous Post

Deda: Pas 5 vitesh në pushtet, Kurti s’e ka mësuar as bazën e marrëdhënieve ndërkombëtare

Next Post

Gracka nga komedianët rusë nxit reagime të shumta në Kosovë, Kurti u bë lajm në shumë media ndërkombëtare

Lajmet e fundit

Dortmundi e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri

17/05/2025

Carlo Ancelotti mund të kthehet te Reali në vitin 2026

17/05/2025

Jashari për propozimin e Deharit: VV po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin kur i konvenon asaj

17/05/2025
Dhëndri i Trumpit: Shqipëria, vend thesar – projekti i Sazanit do të sjellë rritje ekonomike

Dhëndri i Trumpit: Shqipëria, vend thesar – projekti i Sazanit do të sjellë rritje ekonomike

17/05/2025
Përkujtohen dëshmorët Musli dhe Driton Demaku

Përkujtohen dëshmorët Musli dhe Driton Demaku

17/05/2025
Në KFOR bëhet transferimi i autoritetit të kontingjentit grek

Në KFOR bëhet transferimi i autoritetit të kontingjentit grek

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Dortmundi e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri

17/05/2025

Carlo Ancelotti mund të kthehet te Reali në vitin 2026

17/05/2025

Jashari për propozimin e Deharit: VV po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin kur i konvenon asaj

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.