Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e një zjarri që kalpoi një diskotekë, 59 persona humbën jetën e mbi 100 të tjerë u lënduan, situata e pacientëve që po kurohen po vazhdon të mbetet e rëndë.
Numri i përgjithshëm që po trajtohen jashtë vendit është 113, që sipas minsitrit të Shëndetësisë, Arben Taravari janë në gjendje shëndetësore stabile, kurse katër pacientë po vazhdojnë akoma të jenë në gjendje kritike.
Taravari njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë kthyer dy pacientë, sot do të kthehn persë të tjerë, kështu duke bërë të ditur se 108 pacientë do të mbesin që do të kurohen jashtë Maqedonisë.
“Pacientët të cilët shërohen jashtë shtetit janë 113, të cilët janë në gjendje relativisht stabile , katër pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Dje u kthyen dy pacientë, sot kthehen 5 pacientë tjerë. D.m.th jashtë shtetit sonte do të mbesin vetëm 108 pacientë që shërohen”, tha ai.
Të gjithë pacientët që do të kthehen në vend, do ti nënshtrohen një monitoringu 24 orësh nga mjekët vendas, dhe më pas do të lëshohen nga spitali.