Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë të vitit 2021, ku sipas rezultateve numri i vizitorëve ishte 128 506, prej tyre 37.13% ishin vendorë dhe 62.87% të huaj.
ASK nëpërmjet një komunikate thekson se gjatë këtij tremujori pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 52 233 vizitorë dhe 92 990 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, thuhet në njoftim.