GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Bosch: Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet, Kosova nuk duhet të lëshojë pe

23/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Bosch: Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet, Kosova nuk duhet të lëshojë pe
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka arsye për kompromis për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, thotë ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch.

Ai thotë se është e çuditshme që t’i kërkohet Kosovës të bëjë hapa, ndërkohë që Serbia nuk zbaton marrëveshjet.

“Nuk ka arsye për kompromis për Asociacionin. Së pari, Serbia duhet të dorëzojë diçka konkrete, ose të ketë një marrëveshje të detyrueshme, ku të përcaktohet qartë ‘nëse bëni këtë, ne do të bëjmë atë’. Por aktualisht është çështja e tillë që duhet të bëni diçka së pari dhe të shpresoni që pala tjetër mund të bëjë gjithashtu diçka, gjë që është e çuditshme”, thotë ai.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër çështjet më problematike në dialogun me Serbinë.

Një marrëveshje është arritur në vitin 2013, ndërkaq dy vjet më vonë është arritur marrëveshja tjetër për parimet e asociacionit. Marrëveshja nuk është zbatuar asnjëherë.

Sipas Kosovës, një asociacion i tillë njëetnik do të ndikonte negativisht në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Për Asociacionin janë hartuar edhe drafte.

Presidentja Vjosa Osmani tha se enjten se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë, sipas saj, nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese.

Vërejtjet për Asociacionin, Osmani tha se ja ka paraqitur edhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i cili qëndroi në Kosovë në fillim të kësaj jave.

Sorensen, i pyetur se a nevojitet ndonjë kompromis në dialog, ai tha se këtë e përcaktojnë palët.

Emisari i BE-së tha se objektiv kryesor i tij është që të ecë përpara procesi i dialogut por paraprakisht tha se do të zhvillojë biseda me palët dhe të bëjë një vlerësim se ku ndodhet dialogu.

Në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka pasur takim të nivelit të lartë që 18 muaj.

Kosova aktualisht është në pritje të formimit të institucioneve të reja, të cilat, padyshim, do ta kenë para vetës edhe çështjen e dialogut me Serbinë.

Tags: boschKosovë
ShareTweetShare
Previous Post

Kadrijaj: Vjosa Osmani si deputete ishte shumë e zëshme, si Presidente në periudhën me të rëndësishme heshti

Next Post

Mustafa: LDK caktoi stacionin e transportuesve llapjanë mbi shinat e trenit – abuzim i papranueshëm!

Lajmet e fundit

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.